rama-dhe-ruci

Ndryshe nga takimi me Metën para pak ditësh, këtë herë kryeministri Rama ka qenë i përpiktë në takimin me Bashës tek godina e presidencës. Ai ka mbërritur në orën 10:00 i shoqëruar kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, duke e bërë në këmbë rrugën nga kryeministria për tek presidenca. Ndërsa Basha i shoqëruar nga Edi Paloka ka mbërritur me disa minuta vonesë. Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha do të dialogojnë për zgjidhjen e krizës. Njoftimi u bë mbrëmë nga zyra e shtypit e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.