FBI

Po t’i besosh më optimistëve tashmë nuk do të ketë më paprekshmëri për figurat më të larta të shtetit: President, kryeministër, kryetar kuvendi dhe ministra. Shumë shpejt do të fillojhë nga puna Byroja Kombëtaree Hetimit, një institucion i ngjashëm me FBI amerikane por që do të jetë e fokusuar vetëm tek “përndjekja” e politikanëve të lartë. Ambasada e ShBA dhe BE në Tiranë po krijojnë të gjitha mundëstë, si për bazën materiale edhe për ngritjen e komisioneve për themelimin dhe funksionimin e Byrosë së Hetimit, që do hetojë për llogari të Prokurorisë së Posaçme, e cila do të përfaqësojë akuzën në Gjykatën Speciale.

Puna për ngritjen e saj mendohet të nisë brenda muajit shkurt megjithëse përcaktuese për këtë proces është ngritja e institucioneve të Vetingut.

Në ligjin për SPAK (Struktura e Posatshme Anti Korrupsion), është parashikuar një sesion special për të mbledhur të dhëna rreth zyrtarëve të përfshirë në praktika korruptive. Bëhet fjalë për seksionin e dokumentacionit në Prokurorinë e Posaçme. Ky sesion është ngarkuar me detyrën për të mbledhur në mënyrë sistematike të dhëna për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos në nivele të larta.

Po ashtu, sesioni krijon dhe mban një bazë të dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet për vepra penalet penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Më të dhëna, nënkuptohen dokumentet elektronikë apo fizikë, fotografitë, regjistrimet, të dhënat, emrat ose çdo informacion tjetër me shkrim apo verbal, rreth subjekteve të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive.

Funksionarët në shënjestër të Byrosë

Presidenti i Republikës, ish­-presidentët

Kryetari i Kuvendi, ish-­kryetarët e Kuvendit

Kryeministri, ish-­kryeministrat

Ministrat, ish­ministrat

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-­gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-­gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Prokurori i Përgjithshëm, ish-­kryeprokurorët

Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Kryetarit të Bashkisë, ish­-kryebashkiakët

Deputetët, ish­deputetët

Zëvendësministrat, ish-­zëvendësministrat

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,

Drejtuesit e institucioneve qendrore, ish­drejtuesit e institucioneve qendrore

Drejtuesit e institucioneve të pavarura, ish­drejtuesit e institucioneve të pavarura