er

Blendi Fevziu e thumboi kryeministrin Rama për veshjen me të cilën ai u paraqit në darkën me kryeministrat e rajonit dhe përfaqësuesen e lartë të BE, Federica Mogherinin. Rama la të kuptonte se veshjen ia kishin pëlqyer në Bruksel dhe i përsëriti atë që i tha Astrit Patozit në parlament. “Njerëzit që nuk e kanë stresin e veshjeve, jo vetëm nuk ndihen të turpëruar, por për kundrazi. Veshjet e mia kështu kanë qenë gjithmonë, në fillim përqeshen, pastaj diskutohen, pastaj bëhen modë”.
Por gazetari iu përgjigj duke i thënë: “Në vlorë kushedi çfarë do të kishin thënë po të kishe shkuar kështu me këto veshje. Nuk po ta them atë llafin që do të të thonin në Vlorë”. Për veshjen e papërshtatshme të kryeministrit shkruajtën edhe disa media të huaja. Ai u paraqit me poture, atlete dhe një t-shirt me stampë.