bashaaa_2

Në festën e “7 Marsit” Lulzim Basha në bashkëbisedimin që zhvilloi me mësuesit në çadrën e protestës dha dy premtime të forta të cilat u zotua t’i mbajë brenda mandatit të parë të asaj që ai e quan “Republika e Re”.

Kreu i opozitës premtoi se nëse zgjidhej Kryeministër, në fund të katër vitete do të dyfishonte pagën e mësuesve. “Ne dyfishuam pagat e mësueve dhe e pamë si ndryshoi”- u shpreh kreu i PD-së për qeverinë e shkuar.

Premtimi tjetër që Basha bëri ishte se ai do të kryente një investim të fortë në infsrastrukturën arsimore, duke u siguruar nxënësve drekën në shkolla, kurse kulture, linguistikë e sportive pas mësimit.

Basha gjithashtu akuzoi Kryeministrin Edi Rama se e urren shkollën. “Ky Ramë mashtruesi, se është dhe injorant, prandaj urren shkollën, ngelës është, sepse nuk tregon që rezultatet e Pizës ishin shumë të mira para se të vinte ai në pushtet. Kjo do të marrë fund”.