drejt
“Mamin e keni k… dhe të gjithë policët e dyshit e kanë dashnore”. Kjo fjali i ka shtangur dy fëmijë të S.D dhe nënën e tyre. S.D ka shkuar në shtëpi dhe sapo ka hyrë brenda u është drejtuar fëmijëve me këto fjalë. Por menjëherë pas kësaj ata e kanë nxjerrë jashtë dhe i janë drejtuar policisë së Tiranës. E kanë paditur babain e tyre dhe kanë kërkuar ndjekje penale. Fëmijët dhe nëna e tyre janë shprehur se ai është njeri i dhushëm dhe se prania e tij në shtëpi është e rrezikshme. Një vit më parë bashkëshortja e S.D kishte marrë një udhër mbrojtje nga gjykata. Sapo ka marrë dënoncimin policia i ka kërkuar prokurorisë të veprojë. S.D ka përfunduar në gjyq dhe gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj burg edhe pse ai është shfaqur i penduar në sallën e gjyqit.