fatos-lubonja_2017_04_24_18

Analisti Fatos Lubonja thotë se ndërkombëtarët që vënë vulën me opinionet e tyre për çështjet e nxehta në Shqipëri, janë po të njëjtët që kanë dështuar vetë Europën. Në emisionin “Të paekspozuarit” në Neës24, Lubonja tha se edhe diplomatët ndërkombëtarë janë përgjegjës për situatën në vend.

“Ne e dimë që ndërkombëtarët mbrojnë qeverinë, por hipertrofizim që i bëjmë atyre, dhe ajo që më shqetëson është se këta nuk kanë asnjë refleksion në 20 e ca vite, çfarë kanë bërë këta këtu me kanalizimin e të gjitha problemet. Është dështim total i tyre, se kanë legjitimuar një kastë kriminale. I kanë legjitimuar, tani i thonë uluni atje e vazhdoni fasadën demokratike e pas fasadës bëni ç’të doni. Prandaj nuk kam shumë respekt për këto që thonë ndërkombëtarët. Këtu kemi një mjeshtër si Edi Rama që manipulon ndërkombëtarët. Ne i shohim vetë gabimet tona, Rama thotë dëgjoni ndërkombëtarët. Duket sikur e thonë këta, sikur e thotë Zoti. Jo, ata kanë dështuar Europën. Partitë që përfaqësojnë dolën nga zgjedhjet në Francë. I hodhi populli. Janë përfaqësues që i ka nxjerrë jashtë populli francez” – tha Lubonja.