renato-473x340
Kur dëgjuan për gjetjen e trupit të pajetë në Dajt, familjarët e Renato Hamzës, këngëtarit të zhdukur nga Elbasani u paraqitën vetë në morg. Pa u lajmëruar nga policia, ata kërkuan identifikimin e kufomës. Që nga qershori 2014, ky person rezulton i humbur. Pasi panë kufomën, mesohet se ata mohuan ngjashmërinë me 21 vjeçarin e zhdukur. Këngëtari i muzikës tallava, i njohur si Reni, ishte 21 vjeç kur humbi të gjitha kontaktet me familjarët. Ai mori një telefonatë nga disa persona, që iu prezantuan si pronarë të një lokali dhe doli me shpejtësi nga shtëpia paraditen e 29 qershorit të vitit 2014, sipas dëshmisë së nënës së tij. Që prej asaj dite familjarët nuk u pa më.

Dëshmitarë thanë se Renaton e futën me forcë në një makinë me targa të Kosovës. Hera e fundit që u pa 21 vjeçari ishte brenda në makinë, në rrethrrotullimin “1 Maji”, në qendër të Elbasanit, teksa kërkonte ndihmë