Tregu i këmbimit valutor vendas ka regjistruar luhatje në shportën e monedhave kryesore ndërkombëtare. Ndërsa shfaqi një tendencë të lehtë rritje të hënën, me sa duket euro vijon të mbetet sërish në ‘vendnumëro’.

Valuta europiane është rikthyer ditën e sotme në kuotën e 125 lekëve, në të njëjtën vlerë pothuajse të një jave më parë, duke shënuar kështu një rënie me 0.1 lekë për njësi nga dita e djeshme.

Ndërkohë, në rënie është regjistruar po ashtu edhe valuta amerikane, i cili ka humbur plot 0.5 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase. Dollari amerikan këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 107.7 lekë në blerje dhe 108.5 lekë në shitje.

Ndërsa për euro dhe dollari amerikan situata nuk paraqitet mjaft e mirë, për paundin britanik e marta ka nisur pozitive edhe pse me një rritje të lehtë. Valuta është forcuar me 0.2 lekë për njësi kundrejt lekut, duke u ngjitur kështu në kuotën e 142 lekëve. Situata e krijuar nga marrëveshja Brexit ka krijuar herë pas here luhatshmëri të monedhës.

Dollari australian po ashtu është rritur sot ndjeshëm ndaj monedhës vendase. Monedha është forcuar me plot 2.5 lekë për njësi nga një ditë më parë dhe këmbehet sot për 79.5 lekë në blerje dhe 80.5 lekë në shitje.

Sa i takon dollarit kanadez, ditën e sotme ka shfaqur një tendencë rënie dhe këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 83 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje dhe vijon të mbetet në kuotën e 129 lekëve.