topalli-brace-700x504
Erjon Braçe nuk është kursyer asnjëherë në deklaratat e komentet e tij për Jozefina Topallin, kur kjo ka qenë në pushtet, apo tani në opozitë.

Madje shpesh, nën efektin e përplasjeve të forta politike, etiketimet e kanë kaluar normat e etikës, nga të dyja palët.

Jo më kot fotoja e Erjon Braçes që shtrëngoi duart me Jozefina Topallin nuk i ka shpëtuar fotografit dhe as mediave. Në një status në Facebook, erjon Braçe ka parë të nevojshëm të bëjë një sqarim. “E respektoj si KUNDERSHTARE”, shkruan Braçe me gërma kapitale. Por në sqarimin e tij, Erjon Braçe flet edhe për botuesin e një gazete që ka bërë hundën operacion. Deputeti nuk përmend emra.