brace_0
Manovrat e LSI-së për punësimin e militantëve në Lushnjë acarojnë deputetin socialist Erjon Braçe. Pasi përmend punën e mirë, që është bërë në këtë zonë për kullimin e ujërave, deputeti socialist thekson se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë.

Njerëz “sa te paditur, sa te paafte, sa abuzues, sa te ligj por shume te qarte ne qellime banale partie, qe jane te angazhuar cdo dite te shkaterrojne” i quan Braçe drejtorët që vendos LSI, në Ministrinë e Bujqësisë.

Deputeti denoncon mënyrën si i largon LSI punonjësit e aftë, për t’i zëvëndësuar me militantë.

“Drejtorit te Bordit Rajonal te Jugut i duhen vendet dhe drejtori i emeruar dhunshem e pa asnje merite profesionale, i paditur teresisht nga puna qe ka marre persiper te drejtoje, domosdo, ka gjetur kete zgjidhje, nga Lushnja ne Finiq qe ata te thone nuk vemi-dhe nuk kane si te shkojne, dhe ky te kete dy vende pune te lira. Kaq banale jane” shkruan Braçe në një status të në Facebook.

STATUSI I PLOTE I ERJON BRACES PER DREJTORET E LSI

KESHTU U LUFTUA E SHKATERRUA
NDERMARRJA ME E MIRE NE VEND!!

KJO ESHTE MINISTRIA E BUJQESISE SOT!!

A e mbani mend qe per tre dimra me rradhe Lushnja, e cila mbytej cdo vit,
i shpetoi njehere e mire permbytjeve?

A e mbani mend qe dy here rresht ne vere, Lushnja, e cila kishte mijera hektare te thara per uje u vadit me shume se kurre?

E gjithe merita i shkoi vetem nje grushti njerezish te Bordit te Kullimit te Lushnjes qe punuan pa pushim per tja dale, sherbyer.

Pyetni ne Lushnje, prej Dushkut e deri ne Divjake e ju thone.

TE TJERET RRETH E RROTULL NESH U MBYTEN E U THANE, NE JO.

Ndermarrja me e mire ne vend po shkaterrohet perfundimisht!!

Ka nje grusht njerezish ne Ministrine e Bujqesise,
sa te paditur, sa te paafte, sa abuzues, sa te ligj por shume te qarte ne qellime banale partie, qe jane te angazhuar cdo dite te shkaterrojne.

Ne dy vite nuk na dhane asnje fond per te kryer ivestime, zero;
rreth e rrotull nesh, aty ku u mbyten e u thane, madje dhe aty ku nuk prodhohet e as eksportohet, kane shperndare miliona;

Ne dy vite nuk na dhane asnje fond per te investuar ne tre hidrovore te rrenuar plotesisht; pavaresisht kesaj ne i mbajtem ne pune e shpetuam fushat;

Ne dy vite nuk na shtuan nje njeri te vetem ne pune; edhe pse qartesisht per cdo mjet ne pune duhet te kishte dy manovratore;

Ne dy vite nuk na shtuan nje mjet te vetem ne parkun e mjeteve te punes;

Ne dy vite;
i faleminderit kryeministrit qe ka nderhyre e me fonde minimale nga rezerva e qeverise kemi pastruar kanale qe per 20 vite me rradhe nuk ishin pastruar;

i faleminderit qeverise turke qe na shtoi nje mjet ne parkun e shkaterruar te mjeteve te punes;

i faleminderit nje grushti njerezish dashamires te cilet na kane vene ne dispozicion nafte per te punuar ne pastrimin e kanaleve me shume se cna ka dhene ministria e Bujqesise.

Sot mesova se:
deges se Lushnjes se Bordit Rajonal te Jugut., i jane lene ne pune vetem 3 manovratore per 3 mjete, kur Fierit e Vlores per 3 mjete ju jane lene 8 manovratore!!!!!;

dy manovratore te Lushnjes, nder me te miret ne pune, Vladimir Basha me mbi 30 vjet pune dhe, Shyqyri Llusha me mbi 10 vjet pune, jane transferuar nga Lushnja ne Finiq te Delvines!!

Kuptoni?

As qe i shkoi kujt ndermend kur PS erdhi ne pushtet qe keta njerez ti levizte nga puna; as u interesua kush me cparti ishin e per ke kishin votuar.
Qendruan aty te benin punen e tyre!!

Urdheroni cndodh tani!!
Drejtorit te Bordit Rajonal te Jugut i duhen vendet dhe drejtori i emeruar dhunshem e pa asnje merite profesionale, i paditur teresisht nga puna qe ka marre persiper te drejtoje, domosdo, ka gjetur kete zgjidhje, nga Lushnja ne Finiq qe ata te thone nuk vemi-dhe nuk kane si te shkojne, dhe ky te kete dy vende pune te lira. Kaq banale jane.

Keta jane drejtoret e rinj, te papergjegjshem dhe ekstremisht te paditur!!

Keshtu u shkaterrua ndermarrja me e mire ne vend!!