Desktop13
Për çdo herë që Edi Rama udhëton në Amerikë, socialistët shohin Ilir Metën të tërhiqet si me magnet nga Berisha.

I ka ndodhur edhe Erjon Braçes, që në një status në Facebook, akuzoi aleatët e LSI për mbështetjen e Berishës dhe Bashës, në reformën në drejtësi.

LSI kërkon një tryezë politike, për reformën në drejtësi. Kjo përkthehet në mbështetje të hapur të Berishës dhe Bashës, sipas Erjon Braçes.

Deputeti socialist shkruan se, është e pamundur të bësh reformë në drejtësi, duke përfshirë njerëzit që e korruptuan drejtësinë.

“Te besosh se Berisha, Basha pas tij, pranojne reformimin e nje sistemi qe ju sherben, eshte utopi” shkruan Braçe.

“Nese te presesh Berishen e Bashen u quajtkerka zgjidhje politike per Reformen ne Drejtesi, atehere kjo eshte edhe me e rende akoma” vazhdon deputeti, duke sulmuar LSI-në.

“Berisha e Basha po luftojne edhe me mbeshtetjen e mbeshtetesit te Reformes ne Drejtesi!!” është mesazhi i tij për socialistët.

Me “mbështetës të Reformës në Drejtësi” Erjon Braçe i referohet qartësisht Ilir Metës.

Kontradiktat mes aleatëve janë reflektuar edhe brenda qeverisë.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kundërshton çdo ditë kryeministrin Edi Rama kur flet për nevojën e një tryeze politike.

Qëndrimi zyrtar i Ramës është se reforma duhet të bëhet nga ekspertët, dhe se ai vetë, nuk e ka lexuar fare draftin ligjor.

Statusi i plotë i Erjon Braçes në Facebook:

Berisha, Basha, PD e varur prej tyre dhe Reforma ne Drejtesi,
NUK KANE ASNJE LIDHJE MES TYRE!!

Sistemi i Drejtesise qe kemi sot eshte nje sistem i ngritur nga Berisha,
i kapur nga Berisha fund e krye; nje pjese e madhe qe militon ne kete sistem, ja di Berishes per nder perfshirjen ne te, ndaj sherben politikisht e korruptohet kriminalisht; pakica hesht, perjashtohet, shperfillet, madje ka raste qe edhe vritet-jane mu aty ende te pa zbardhura ende;
ndaj eshte politik dhe i korruptuar.

Te besosh se Berisha, Basha pas tij,
pranojne reformimin e nje sistemi qe ju sherben, eshte utopi;
PADISKUTIM HUMBJE KOHE.

Nese te presesh Berishen e Bashen u quajtkerka zgjidhje politike per Reformen ne Drejtesi, atehere kjo eshte edhe me e rende akoma.

E di si?
Si ai ligji per dekriminalizimin, kaluar permes nje procesi politik,
qe nuk do ndeshkoje kurre krimet e politikes,
konsumuar heret, vit per vit deri ne fund.
Dhe jane shume e te renda madje.

Ky proces nuk eshte ndertuar asnje sekonde te tij si proces partiak.

Rekomandimet e komisionit te Venecias jane shume te qarta,
duhen reflektuar nje me nje, qetesisht, korrektesist dhe ne kohe,
ka shume rendesi ne kohe;

KA NEVOJE ULERITESE PER DREJTESI NE KETE VEND, PREJ KOHESH.

Ku hyn Partia ne kete mes?
Nese Berisha, Basha duan partine ketu, nuk e duan per te reflektuar verejtjet e Venecias, harrojeni, duan zgjidhje per te mos prekur sistemin e tyre, duke toleruar aksesin ne kete sistem per te gjithe, jo vec per vete; garantuar sherbim te sistemit per me shume politikane, rrezuar Kushtetuten sic edhe sot, parimin e saj se “te gjithe jane te barabarte para ligjit”.

KETU REFORMA MERR FUND!!

Ndaj procesi duhet te ece perpara pa e humbur kohen e pa humbur mbeshtetjen e gjere qe ka, e cila bjerret nga zvaritja ne kohe,
sidomos mbeshtetja popullore.

Mos u habisni;
Berisha e Basha po luftojne edhe me mbeshtetjen e mbeshtetesit te Reformes ne Drejtesi!!