sss_131

Erdogan pasi i ka bërë një thirrje solemne për pajtim kryeministrit Rama dhe presidentit të zgjedhur Meta u ka drejtuar atyre një kërkesë: “Ju lutem mos kini besim tek shkollat e Gylenit”. Por këtë kërkesë që po të vihet në kontekstin e kërkesave të diplomacisë turke merr trajtat e një ultimatumi për zyrtarët shqiptarë, despoti i Stambollit u a ka drejtuar edhe të gjithë shqiptarëve në formë porosie:”Ju lutem mos dërgoni fëmijët në shkollat e Gulenit. Ju lutem mos shkoni më në shkollat fetulliste”.

Me një mendësi të vërtetë autoritare ai ka sugjeruar që shqiptarët ti ndërrojnë ato me rrjetin e shkollave të ministrisë turke të arsimit “Marif” dhe më pas ka shpjeguar: “Unë dua të jem shumë i qartë ata mund të përbëjnë rrezik për një vend të vogël si Shqipëria. Ata edukojnë fëmijët e familjeve të mira i infiltrojnë në shtet dhe pastaj shkatërrojnë shtetin” shpjegoi presidenti turk që e ka shfrytëzuar intervistën për të bërë propogandë kundër atyre që i ka akuzuar për puçin e një viti më parë. Por pasi e ka quajtur organizatë terrorriste, pasi tregoi se çkishte bërë FETO në Turqi, Erdoganm tha se ai nuk i bënte presion një vendi mik si Shqipëria, por po paralajmëronte atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Ai përsëriti thirrjen që gylenistët të zëvendësohen me fondacioni shtetëror “Marif”.