Dita e enjte është kthye në një luftë të vërtetë për audiencë në televizonet shqiptare. Këtë ditë pothuajse në të njëjtin fashorar transmetohen 5 emisione të ngjashme televizive; Opinion në Tv Klan, Të paekspozuarit në Top Channel, Real Story në Vizion Plus, Studio e Hapur në News24 dhe 360 gradë në Ora News.

Ndërkohë, një javë më parë, Blendi Fevziu tha se e vetmja frikë që ka lidhur me konkurrencën e ditës së enjte, është një telenovelë turke që transmetohet në Klan Plus. Nga ana tjetër, gazetarja Eni Vasili ka qenë e intervistuara e kësaj të shtune në Panorama Plus dhe e pyetur nëse i trembet kësaj telenovele sa i takon konkurrencës, tani që edhe ajo do të jetë në transmetim ditën e enjte, ajo është përgjigjur:

“Studio e Hapur është një program që konkurron mbi të gjitha me vetveten, duke qëndruar fanatike e misionit të gazetarit. Gjithçka tjetër është telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh. Kurbat e paguara të audiencës që vendosen nëpër tavolina kafenesh apo portale të ndryshme, nuk më shqetësojnë apo kompleksojnë”. – duke thumbuar edhe emisionin e Fevziut kështu, emision që ka po 20 vite në treg.

Me tej Vasili ka dhënë edhe tre arsye se përse publiku duket të zgjedhë “Studio e Hapur”:

“Paanësi, vërtetësi dhe shërbim i sinqertë e profesional ndaj të mirës së përbashkët”.