een

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) ka hartuar një studim të detajuar në lidhje me potencialin që kanë vendet e Europës Juglindore, përfshi këtu edhe Shqipërinë sa i përket këtij sektori.

Sipas llogaritjeve i gjithë rajoni llogarit një fuqi të instaluar në rreth 118 gigavat, nga e cila energjia e rinovueshme llogaritet në 36 GW në 2015-ën ku rreth 75% realizohen nga burime hidro.

Shqipëria është një nga vendet që varet tërësisht nga burimet hidro, Kosova nga linjiti, ndërsa vendet e tjera kanë një prodhim miks.

Kështu Bullgaria, Rumania dhe Ukraina janë të vetmet shtete që kanë një sistem të ngritur të energjisë që sigurohet nga dielli dhe nga era m me një fuqi të instaluar në rreth 7.8 GW./Mjedisisot