bash
Kryetari i PD-së mblodhi grupin parlamentar demokrat pak para seancës parlamentare për ti kërkuar të vijojnë betejën në mbrojtje pa kompromis të interesave publike të cilat sipas PD-së po cënohen nga qeveria Rama-Meta.

Një nga këto është dhe pr/ligji për energjinë për vendosjen e sekuestros nga vetë OSHEE mbi banesat e qytetarëve apo biznesit.

Basha i bëri thirrje deputetëve demokratë të përgatiten për betejë pasi kjo qeveri e ka zakon pabesinë, por nëse tërheqja e qeverisë nga konfiskimi i banesës për debinë e energjisë, zyrtarizohet me votë atëherë është një fitore e PD-së.

Lulzim Basha: “Të vijojmë mbrojtjen pa kompromis të interesit publike. Javën e kaluar dhe sot është në diskutim pr/ligji i energjisë elektrike që parashikon vendosjen e sekuestros nga vetë OSHEE mbi banesat e qytetarëve që kanë krijuar një detyrim 300 mijë lekë, apo bzinesin me detyrim 200 mijë lekë. Deri këtu ka arritur marrëzia e qeverisë të aplikojë një masë që përbën një shkelje flagrante të drejtave kushtetuese. Urdhrat e bandës së OSHEE-së të dalin mbi Kushtetutën.

OSHEE është subjekt privat dhe nuk ka kompetencë për të vepruar mbi pronat e shqiptarëve. Kjo cënon të drejtën e pronës së qytetarëve dhe bizneseve. Kjo dispozitë është antiligjore antikushtetutese antipopullore.

Falë kundërshtimit tonë dhe ndoshta një taktikë elektorale qeveria ka paralajmëruar një hap prapa lidhur me këtë pr/ligj të turpshëm.

Nëse kjo tërheqje konfirmohet kemi arsye ta konsiderojmë si një tjetër fitore e opozitës në mbrojtje të interesit publik, por duhet të përgatitemi për betejë sepse kjo qeveri e ka zakon pabesinë.

Tia bëjmë të qartë se nëse qeveria detyrohet të bëjë një hap prapa sot në prag të fushatës ajo do ta shumëfishojë arbitraritetin nesër me votë në zgjedhje.”

Basha: 21 Qershori dita e gjykimit për qeverinë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se më 21 qershor qytetarët do i japin një mësim të mirë qeverisë Rama-Meta dhe se 21 qershori do të jetë dita e ndëshkimit të madh.

“Prezantimi i kandidatëve po shndërrohet në një marshim popullor të protestës kundër dyshes Rama-Meta, manifestim popullor të shpresës dhe bashkimit pa dallime politike të kandidatëve tanë. Ka padurim të qytetarëve për të votuar, si revoltë kundër qeverisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë”