berisha-meta2

President i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta tha para mediave se Sali Berisha është dobësia e tij.

I pyetur nëse Sali Berisha e kishte uruar për detyrën e re, Meta tha jo, por shtoi se beson tek eksperienca e tij dhe politikanëve të tjerë të PD-së për përmirësimin e situatës politike.

“Ju e dini që ai është dobësia ime. Por besoj tek eksperienca e tij dhe e politikanëve të tjerë tek PD që të kontribuojnë për përmirësimin e kësaj situate”,- tha Meta.

Në përfundim të seancës së sotme, Ilir Meta u zgjodh me 87 vota President i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katër