de

Pak ditë më parë e gjithë struktura e policisë së shtetit u trondit nga 29 lëvizje të niveleve më të larta. Drejtues të lartë të policisë u shkarkuan dhe u zëvëndësuan menjëherë. Në profilin e tij në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh që shpjegon lidhjet e njërit apo tjetrit të emëruar. Sipas Berishës, mesazhi është dërguar nga një punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“I nderuar z. Berisha,

Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ju lutem mos nxirrni te dhenat se kam frike se mund te me pushojne nga puna.

Ne radhe te pare dua t’ju uroj per fitoren e ne Kavaje dhe urojme qe te ndodh ndryshimi sa me shpejt dhe te shpetojme nga hataja qe na rrethon.

Po ju shkruaj per rrokaden e ashtequajtur ne Polici e cila ka sjelle drejtues edhe me negative dhe ka forcuar klanin e narkotrafikut te Haki Cakos dhe hajdute votash te komunistit Xhafa. Ministri Xhafa dhe Haki Cako kane caktuar drejtore njerez politike dhe te lidhur me drogen.

Bert Nushi, lushnjari Cakos eshte emeruar Drejtor Policie ne Fier. Ky deri dje ishte Shef i Delta Force ne Vlore dhe kishte per detyre te kontrollonte trafikun e droges nga deti ne Vlore, dhe ne fakt i niste vete skafet. Kusherira e tij, Lindita Nushi, eshte emeruar Drejtore ne Kufirin e Portit Durres direkt nga Haki Cako me qellim qe kontrollojne shume mire trafikun e droges nga Jugu ne Portin e Durresit. Linja e droges do kontrollohet tani nga dy kusherinj me lidhje direkte me Cakon.

Josif Shtembari, qe ishte deri dje shef i parandalimit te kultivimit te kanabisit per vitin 2016, sot eshte bere drejtor se e di mire ku duhet mbjelle dhe si vilen leket.

Alfred Cepe, burri I kandidates se PS te Tiranes Silda Cepe per cudi megjithese Elbasani ka pat shtim te madh te prodhimit te kanabisit eshte ngritur ne detyre nga Elbasani ne Durres se aty duhet te vjedhe mire votat e Gjushit. Gruaja e tij eshte kusherir e Edi Rames dhe kuptohet sa mire do ruhen kutite e votimit ne 18 qershor.

Neritan Nallbati, ish drejtor ne Fier por edhe ne Elbasan I lidhur direkt me Hakmarrjen per Drejtesi, aksioner tek laboratori me I madh I droges ne Elbasan ne Xibrake eshte emeruar keshilltar Ministrit Xhafa dhe I Cakos, I duhet ta keshilloje mire sesi prodhohet dhe transportohet droga.

Arben Skendo, qe deri dje na ishte Drejtor i Shkb, nje funderrine qe i vinte gjoba gjithe policeve duke i bere presione dhe me parcela kanabisi te veta ne gjithe Shqiperine eshte emeruar Drejtor i Policise Korce ku kontrollon prodhimin dhe trafikun e droges ne ate zone. Ky lugat sa ka nis punen ne Korce ka fillu me gjoba dhe me presione per leke dhe vota te policet.

Ardi Veliu, ky klysh qelbes i Shpetim Gjikes, rjepes gjobash dhe ryshfetesh vartes direkt ne Policine Bashkiake Vlore, anetar i PS dhe i kthyer ne polici ne 2013, eshtte katapultu Drejtor i Policise Tirane si garant i ‘zgjedhjeve te lira dhe te ndershme’.

Ja pra z.Berisha, keta narkotrafikante te emeruar nga komunisti Fatmir Xhafa duhet te garantojne zgjedhje te lira dhe te ndershme ne 18 qershor.”