15826338-687947344712791-80943383302958086-n_1483290383-9499637

Elvis Rroshi nuk dorzohet. Kryebashkiaku i shkarkuar ishte i ftuar në darkën e fundvitit të Partisë Socialistëve të Bashkisë Kavajë. Në disa foto të publikuara në Facebook nga faqja zyrtare e Bashkisë së Kavajës, Roshi flet me mikrofon para të ftuarve të mbrëmjes.

Në një status në “Facebook”, Rroshi uroi për një vit të mbarë me paqe e qetësi si dhe me mendime sa më pozitive. Por ai shkroi gjithashtu: “Bashkë do i’a dalim”. Nuk dihet nese kjo shprehje kish lidhje me zgjedhjet e ardhshme, apo me një premtim se ai nuk i ndahet PS.

Pas vendimit të dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të Elvis Rroshit nga kreu i Bashkisë së Kavajës, kryeministri Rama firmosi menjëherë shkarkimin e tij.