elisa-spiropali-300x185

Elisa Spiropali ka zbuluar arsyen përse Rama pranoi të bënte marrëveshje me Bashën dhe e përjashtoi Metën. Sipas saj, ishte kërcënimi që LSI i bënte qeverisë së Ramës motivi pse Rama e mbajti qeverinë me PD –në.

“Mbase as ju vetë se kuptoni që gatishmëria juaj e përsëritur deri në mërzi për t’u sakrifikuar për Shqipërinë duke sakrifikuar qeverinë, është një shtysë e pamohueshme për realizimin e marrëveshjes. Por jam e bindur se në 25 qershor do filloni ta kuptoni edhe vete se të mirë më të madhe, ju nuk mund t’i bënit dot Shqipërisë!” shkruan Spiropali në një replikë me Dritan Yllin, një nga kandidatët e LSI për deputet në Shkodër.

LSI kishte deklaruar disa herë se ishte gati të sakrifikonte postet e saj vetëm për arritjen e një marrëveshje që opozita të futej në zgjedhje. Por ajo ka shprehur rezerva për marrëveshjen Rama – Basha, duke e quajtur si penalizuese për partitë e vogla, si antikushtetuese dhe si kompromis për interesa të ngushta.