img-20140801-120715_1480768781-804157
Pas deklaratave të ashpra kundër Shqipërisë dhe Turqisë nga ana e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, qarqet ekstremiste në të dy vendet duket se janë motivuar. Kështu në Himarë mëngjesin e sotëm është ngritur flamuri grek në kalanë e qytetit.

Nga ana tjetër në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër është shkruar me bojë parrulla “Vorio-Epir, tokë greke”. Ndërkohë në Greqi ka patur raportime të ndryshme në media për të dëbuar nga vendi emigrantët shqiptarë.

Deri më tani Tirana zyrtare nuk ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Panos Kamenos, ndërsa Ankaraja reagoi përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme.bh-toixos