Ramush-Haradinaj-Foto-Bujar-Tërstena-650x358

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte. Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte. Seanca ku do të vendoset nëse Haradinaj do të ekstradohet apo jo në Serbi, do të zhvillohet nesër në një gjykatë të qytetit francez Colmar