10688284_722653564494096_8674358851233503986_o

Pak orë pas deklaratave të deputetit socialist të Shkodrës, Tom Doshi, një tjetër reagim kundër Ramës vjen nga Shkodra. Kreu i Komunës së Bërdicës, Besnik Brahimi, i cili është zgjedhur nga Partia Socialiste, është shprehur se nuk e mbështet më këtë qeveri. Sipas tij, qeveria e Ramës nuk mbajti asnjë premtim për zonën e tij. Tom Doshi i shpalli sot luftë Edi Ramës, ndërsa tha se disponon fakte që do të trondisin mazhorancën. Për Doshin, gjendja ekonomike e vendit është më keq se në kohën e Berishës. Pritet që lufta e Tom Doshit me kryeministrin Rama të ketë efekt negativ në zgjedhjet lokale të 21 qershorit në qarkun e Shkodrës. Për bashkinë më të madhe të veriut të vendit, PS pritet të kandidojë Keti Bazhdarin.