Edi-Rama-Bamir-Topi_0

Pas çamëve e “maqedonasve” Edi Rama fut në thesin e koalicionit qeveritar edhe një Top, me të cilin ka kohë që luan dhe që po shënon golin e radhës në lojën me koalicionet qeverisëse. Ai ka arritur një marrëveshje me Topin e FRD. Rama dhe Topi janë takuar në Hotel Sheraton për të zyrtarizuar marrëveshjen. Rama i bëri pak ditë më parë thirrje publike FRD –së së Topit. Ai tha se PS është e hapur për çdo parti veç Partisë Demokratike. Topi krijoi partinë e tij pas mbarimit të mandatit të presidentit. Që prej themelimit të saj ai ka patur një qasje kritike nga PD –së, si në qeverisje ashtu edhe në opozitë dhe është shfaqur më pranë qëndrimeve të Ramës, duke i dhënë mundësinë kryetarit të PS që të luajë disa herë me vetëofrimet e Topit, pasi e ka kuptuar se ai nuk është nga ata Topat që bën për të qëlluar