meta-donald-lu
Ambasadori amerikan, Donald Lu takoi kreun e parlamentit, Ilir Metën në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit. Nuk dihet arsyeja e takimit, ndërkohë që mazhoranca dhe opozita janë në prag të një marrëveshjeje për dekriminalizimin. Ndërkohë kryeministri Edi Rama sot ka udhëtuar drejt Kinës, pavarësisht se nuk ka ende një njoftim zyrtar që lajmëron qëllimin e vizitës se tij.