rama_para_gureve_te_shahut_me_peleshin_naten_12963
Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar një ndryshim në Kodin Penal përmes të cilit gazetarët mund të dënohen për shpifje nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Tri vjet më parë Rama dhe deputetët e tij votuan një ndryshim në Kodin Penal i cili dekriminalizonte shpifjen në media. Ky ishte një standard i kërkuar nga BE dhe i cili u vlerësua në institucionet e Brukselit.

Por tani qeveria ka bëre një regres të thellë në drejtim të lirise së medias dhe fjalës së lirë. Kabineti i tij ka dërguar tashmë në Parlament ndryshimin e propozuar.

Projektligji është miratuar në mes të tetorit në qeveri por nuk ëhstë bërë transparent sic ndodh me shumicën e vendimeve që merren të mërkurave nga qeveria.

Relacioni shoqërues i propozimit të qeverisë thekson se shfuqizimi tre vjet më parë i veprës penale të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë ishte një veprim i parakohshëm, me impakt negativ dhe që ka nxitur shpifjen në emër të lirisë së shprehjes.
neni_i_kriminalizmit_12964