maxresdefault_184

Pas Majlinda Bregut një tjetër deputet i Partisë Demokratike del kundër kryetarit Lulzim Basha sa i përket bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve. Është fjala për Eduard Selamin. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai thotë se Basha e përdori çadrën e protestës për të anashkaluar institucionet.

Sipas tij bojkoti i zgjedhjeve është i dëmshem për PD-në dhe për vendin. Bojkoti i parlamentit vjen në një momen të rëndësishëm për vendin thotë deputeti i PD-së.

“Kam vënë re që z.Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe me një gjuhë të papërshtatshme e përdori për të anashkaluar institucionet dhe me keq akoma, për të bojkotuar Parlamentin në një moment shumë të rëndësishëm siç është reforma në drejtësi që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë. Dhe më tej akoma në një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike”, tha Selami.