image-12-678x381

Megjithëse në “Dritare me Rudinën”,, akademiku Rexhep Qosja nuk la fjalë të mirë pa thënë për Edi Ramën që sipas tij “ka nisur ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë”, ai sërish ka pasur një vërejtje. Sipas Qoses kryeministri i përkrahur prej tij del gjithë ditën në TV.

“Do të doja ta shihja më pak në televizion. Televizioni për një farë kohë i afirmon njerëzit, por televizioni edhe mund t’i dëmtojë, mund t’i shkatërrojë njerëzit në qoftë se e teprojnë.

Pra do masë dhe masa është formuluar në Greqinë antike prej Platonit e Aristotelit, masa është përbërës i veprës shkencore, i veprës artistike, i etikës, i sjelljes së njerëzve, i organizimit të tyre politik, shtetëror.

Do të doja që Edi Rama ta ketë këtë masë në paraqitjet e tij publike dhe të mos paraqitet në vendet e të gjithë ministrave të tij” ka thënë Qosja duke e parë maninë e protagonizmit të Ramës si difektin kryesor të tij.