Rep artisti i njohur Presioni në faqen e tij zyrtare në rrjetin sociale ‘facebook’, ka lënë një mbishkrim ku të gjithë shqiptarët i fton të dalin në protestë të martën në Tiranë.

Derisa thekson se ai do të jetë i pranishëm për të mbështetur vëllezërit e tij nga Maqedonia.

“Të martën te Piramida (Tiranë) ora 18.00 protestë në përkrahje të vëllezërve tanë shqiptarë nga Shkupi dhe Ilirida!!!! Po ashtu edhe në Kosovë të mërkurën ora 15:00 në Prishtinë proteste para Ambasadës Maqedonase në mbështetje të vëllezërve tonë Shqiptare !!! Mos mungo eja dhe ti!!!! Ndalohet kategorikisht shpërndarja e këtij lajmi nga partitë politike, ato s’janë të ftuara në këto aktivitete. Me respekt grupi iniciator. Kontribuo në shpërndarjen e lajmit!!!! JEMI NJË. SHQIPERIA IME”, ishte mbishkrimi i rep artistit i cili ishte përcjell me shumë komente nga fansat e tij.