ruci_7
Sekretari i Përgjithshëm, njëkohësisht kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi e cilëson historike vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani, ndërsa shprehet se është vlerësuar potenciali i qeverisë shqiptare.

“Qeveria është vlerësuar nga partnerët gjermanë si një nga qeveritë me potencialin më të madh për të bërë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian”, është shprehur Ruçi.

Sipas tij kryeministri Rama mori mbështetjen e Gjermanisë dje gjatë takimit me Merkel për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.