21-grad

Nesër pritet që temperaturat të jenë tepër të ftohta.
Shërbimi i emergjencave Civile thotë se temperatura ekstreme pritet të shkojë deri në -21°C në zonat malore në vendet e ulëta deri në -9 °C.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:
Në vendet malore: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do tëngjiten deri në -9°C.
Në vendet e ulëta: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.
Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të  ngjiten deri në 0°C.