grabitja_1
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg tre të rinjtë që grabitën bankën e nivelit të dytë tek rruga e Kavajës. Kristi Sulollari, Rei Cenolli dhe Kristi Kajo, të tre të moshës 19 –vjeç u arrrestuan dy ditë pas grabitjes. Atyre iu gjetën 6.879.000 lekë nga shuma që kishin grabitur prej 8.470.000 lekësh. Avokati mbrojtës tha se tre të rinjtë nuk kanë patur armë, por kanë përdoru një pistoletë –çakmak për të trembur punonjësit e bankës dhe për t’i detyruar që t’u jepnin paratë e arkës.