Dy ish deputetë shqiptarë janë ndaluar nga policia këtë të dielë. Ish deputeti Arben Çuko, që pak javë më parë u lirua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është ndaluar me akuzën e korrupsionit pasiv. Për këtë arrestim kanë reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!” shkruan kryeministri në Twitter.

Po ashtu, edhe ish deputeti Arben Ndoka është shoqëruar me pranga nga forcat e policisë.