gjyqtaret_960x401_752_4
Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të martë të pezullojë zbatimin e ligjit të Vetingut.

Ligji u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

Partia Demokratike e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese dhe pezullimi i tij ishte një nga kërkesat.

Pezullimi i zbatimit të ligjit do të qëndrojë deri në marrjen e një vendimi për të.

Në vijim Gjykata Kushtetuese do të diskutojë edhe kërkesën e dytë të PD-së që lidhet me shfuqizimin e disa neneve të tij të konsideruara antikushtetuese.

Ligji i Vetingut parashikon kalimin në filtër të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve nga ana pasurore dhe ajo e figurës së tyre.