20150721_213353_21071562-1_YhaVq5S
Edi Paloka u përplas sërish me kryeministrin Rama. Pak javë pasi ka humbur gjyqin me të, e thumboi sërish kreun e qeverisë. I përmendi faktin se ka kërkuar t’i bëjë testin e drogës dhe këmbënguli se tek kryeministri ka diçka që nuk shkon. “Unë nuk jam as i droguar, as i dehur, sepse po të isha ashtu, do të më dridheshin duart e do të zverdhesha sa herë vija nga banja, siç të ndodh ty kur vjen nga banja kur del shpesh dhe kruan edhe kokën herë pas here. Por këto janë shenja që, siç the ti, i di mirë ti. Atë që bën me gojën dh eme zorrën e trashë, ti i bën me të dyja krahët”, iu drejtua Paloka kreut të qeverisë. Edhe në gjyqin e zhvilluar pas denoncimit të Ramës se Pakola ka shpifur, kreu i grupit parlamentar të PD insistoi që kryeministri t’i nënshtrohej testit të drogës, pasi sipas tij, ka të dhëna se Rama është përdorues i rregullt. Në këtë, ai iu referua edhe deklaratave publike të ish –ministrit Dritan Prifti, i cili pati thënë se e kishte parë Ramën duke marrë kokainë në zyrën e tij, në Bashkinë e Tiranës.