Një tërmet i 4.3 rihter dhe një  3.1 ballë janë regjistruar në orën 01:24 dhe 01:47 pas mesnate, ndërsa epiqendra e të parit pranë Durrësit ndërsa e të dytit ishte 9 km nga Fushë Kruja dhe 24 km nga Tirana.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Durrës dhe Shkozet.

Tërmeti i parë ka pasur një thellësi prej 48 kilometër, ndërsa i dyti 31 km. Sizmiologët kanë paralajmëruar për pas-goditje me intensitet të vogël pas tërmetit të fortë që mund të zgjasin me javë të tëra.