makina-zjarr
Sot, rreth orës 05.20 në fshatin Rrushkull të rrethit Durrës, ka rënë zjarr në një parkim. Për pasojë janë djegur tre autobusë të tipit “Benz” me targa AA 367 DI, AA 625 EY dhe AA 133 FO në pronësi të shtetasit F. A., 45 vjeç,banues në Rrushkull, i cili bënte linjën Rrushkull-Durrës.
Nga burimet e policisë lokale, mësohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja,e cila ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar në nenin 151 të Kodit Penal.