eksploziv
Durrës-Një 52 vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi iu sekuestruan 31 cop kallëpë eksploziv C4 me peshë rreth 15 kilogramë, disa kapsolla elektrikë detornatorë të montuara fitil zjarrpërcjellës.

Sipas policisë personi i arrestuar është shtetasi Fatri Xhediku 52 vjec dhe dyshohet se është transportues në një grup kriminal që merret me trafikim të lëndëve eksplozive.

Arrestimi i 52 vjeçarit u bë ditën e djeshme 11 maj në stacionin e Trenit në Durrës nga Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Durrës.

Hetimet për grupin kriminal ku 52 vjeçari dyshohet se është transportues vijojnë. Ndërkohë materialet i kaluan Prokuorisë për hetim të mëtejshëm.