polici_ngjarje

Të shtënat me armë kanë tmerruar qytetarët mesditën e sotme, 23 shkurt 2015 në katin e parë të prefekturës së qytetit të Durrësit, para zyrave të ALUIZNI-t.

Policia e Durrësit saktësoi se  ngjarja ndodhi rreth orës 11:25 “tek zyrat e ALUIZNI në lagjen nr.2 ku konflikti mes dy shtetasve ka degraduar deri në përdorimin me armë zjarri.”

Nga konflikti personi i identifikuar si Fabian Gashi është goditur me grusht duke shkaktuar lëndim, ndërkohë që saktësohet se nuk ka të lënduar nga të shtënat me armë, por janë thyer xhamat e zyrës.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa  në shkallë duken gjurmët e gjakut.

Pas ngjarjes pati prani të madhe të uniformave blu. Ndërsa një grua u dërgua me urgjencë në spital, për shkak të tronditjes që ka pësuar nga të shtënat me armë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes pranojnë se kanë dëgjuar të shtënat por thonë  se nuk kanë parë më shumë. Madje shtojnë se ishin frikësuar dhe kishin dalë jashtë.

“U frikësova. Isha në radhë për procedurat. Dëgjova zhurmat dhe dolëm të gjithë jashtë” tha një dëshmitar.

Policia sekuestroi dhe gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë kreu i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi përmes një deklarate për mediat saktësoi se ngjarja kishte ndodhur në oborrin e preferkturës.

“Dy personat do hynin në institucion. Ngjarja ndodhi në oborrin e prefekturës dhe jo në zyrat e ALUIZNI-t” tha ai duke shtuar se më pas puna vijoi normalisht