capture_copy_5_11873.png
Policia e Durrësit ka ndërmarrë një seri aksionesh në lokalet e natës, nga i cili janë shoqëruar 38 persona. Burime zyrtare bëjnë me dije se mes të shoqëruarve janë 19 balerina. Gjithashtu është arrestuar shtetasi Gëzim Aleksi, të cilit iu gjet 1 pistoletë model jugosllav. Policia ka ushtruar kontrolle në 7 lokale nate në Durrës.

Ndërkohë që pak ditë më parë një aksion i tillë u zhvillua nga policia e Tiranës, ku u ndaluan 24 balerina që ushtronin prostitucion.