DSCF7501
Plotë 716 fëmijë janë larguar nga shkollat parauniversitare të Durrësit si azilantë drejt Gjermanisë, deri në fund të muajit shtator.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Arsimore e qytetit bregdetar, mësohet se vetëm gjatë muajit tetor janë rikthyer 120 nxënës.

Ministria e Arsimit më një shkresë zyrtare, e cila mban vulën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Plarent Ndreca, u kërkon të gjithë drejtuesve të shkollave që pavarësisht se në çfarë periudhe kthehen nxënësit, ata duhet të regjistrohen në shkollë, në klasën e tyre të vjetër.

Sakaq, bëhet e ditur për News 24 se shkolla “Qemal Mici”, në lagjen nr.16, ka dhe numër më të lartë të të larguarve, plot 48, ndërsa gjatë ditëve të fundit 7 nxënës janë rikthyer në shkollë