dule_3
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule. Takimi u bë në selinë e PD-së dhe zgjati rreth një orë.

Ende s’ka ndonjë njoftim për çfarë mund të jetë biseduar, por takimi vjen në një kohë kur Basha ka njoftuar për intensifikim të aksionit opozitar me protesta që do të shtrihen në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër Vangjel Dule është larguar nga koalicioni me Ramën që pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Edhe pse është herët për të folur për alenancat, ndoshta në zgjedhjet e ardhshme, qofshin këto edhe të parakohshme, Dule do të dalë me koalicionin opozitar të kryesuar nga PD-ja.

Megjithatë takimi i sotëm mund të jetë dhe në kuadër të zhvillimeve të fundit për reformën në drejtësi dhe qëndrimin që mund të mbajë PBDNJ kur drafti të vijë në Kuvend.