carabinieri_notte-2
7 persona kanë përfunduar në pranga si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Autoritetet italiane deklaruan se trafiku bëhej me anë të një avioni. 5 anëtarë të bandës janë shqiptarë dhe 2 italianë. Me anë të avionit ata transportonin hashash nga Vlora në Brindizi. Ky aktivitet u zbulua nga karabinierët e Brindizit dhe ata të Riminit. 4 shqiptarë u arrestuan në Vlorë, ndërsa tjetri dhe 2 italianët në Itali. Gjatë operacionit u kapën 3.5 kuintalë marijuanë. Nuk është ende e qartë se nga nisej avioni me marijuanë. Ai është një mjet i ngjashëm me atë që u rrëzua në Divjakë gjatë tentativës së Giorgio Riformatos për të transportuar marijuanë drejt Italisë. Para kësaj ngjarje opozita kishte ngritur shqetësimin se avionë të vegjël përdornin aerodromet ushtarake për të transportuar drogë nga Shqipëria drejt Europës, por qeveria Rama i hodhi poshtë akuzat dhe tha se avionët për të cilët fliste opozita ishin mushkonjat e Divjakës që ishin rritur si pasojë e mungesës së dezinsektimit. Rrëzimi i avionit të Riformatos në Divjakë shkaktoi debat të fortë, ndërsa opozita foli edhe për raste të tjera të ngritjes së avionëve nga aeroportet ushtarakë, përfshirë edhe atë të Gjadrit në Lezhë.