tgyhj
Gjykata e Krimeve të Rënda dha këtë të mërkurë vendimin për bashkëpunëtorët e pilotit italian Xhorxho Riformato të kapur me drogë në plazhin e Divjakës. Sipas vendimit të shpallur Sajmir Bajramaj dënohet me 14 vjet burg, Mariglen Ymeraj me 14 vjet burg, Kleviol Ahmeti me 10 vjet burg, Aurel Pupe, 10 vjet heqje lirie, Orgest Bilbili 11 vjet dhe Kristian Demçe me 11 vjet.

Për shkak se pranuan gjykimin e shkurtuar duke i pranuar akuzat Sajmir Bajrami do të vuajë përfundimisht 9 vjet e 4 muaj në qeli, Mariglen Ymeraj, 9 vjet e 4 muaj, Aurel Pupe do të qëndrojë në qeli për 6 vjet e 8 muaj, Orgest Bilbili 7 vjet e 4 muaj dhe Kristian Demce, 7 vjet e 4 muaj.

Nuk do të ketë ulje dënimi për Kleviol Ahmetin. Ndërsa piloti italian Riformato po gjykohet veçmas nga anëtarët e tjerë. Ai nuk e ka pranuar akuzën dhe procesi ndaj tij po vijon normalisht në Gjykatën për Krime të Rënda.