agolli2

Prej ditësh Dritëro Agolli, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë. Edhe në shtëpi, frymëmarrja e tij realizohej përmes tubit të oksigjenit, por temperaturat e ulëta të këtij fundviti përkeqësuan shëndetin e 85- vjeçarit.
“Ka qenë në gjendje të rëndë dhe aktualisht është në reanimacion. Është vendosur në atë që quhet frymëmarrje të drejtuar, për shkak të problemeve kronike që ka pasur me mushkërinë prej më shumë se 15 vitesh. Aktualisht gjendja vijon të jetë e rëndë, por po tregon stabilitet. Dje është bërë një përpjekje për ta nxjerrë nga frymëmarrja e drejtuar, por akoma nuk ka ardhur në parametrat e duhura” kanë thën mjekët për gazetën “Panorama”.
E bija, Elona ka kujtuar disa vargje të të atit për vdekjen e poetit.
“Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,/ Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!/Kur gripi më zë, i ngrenë veshët/Dhe bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?”.