dritan_hila_2
Ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila sulmon Luan Bregasin, i cili kandidon nga PS-ja për anëtar të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Hila shprehet me ironi për kandidaturën e Bregasit.

“Luan Bregasi eshte ne listen e anetareve per keshillin bashkiak nen siglen e PS. E mbaj mend qe ka qene kryetar i Dhomes se Tregetise, e me vone krijoi nje biçim shoqate a partie qe quhet “Biznes Albania”.

Por kjo nuk mjafton qe ta mbaj mend. Me eshte fiksuar se ka ngritur dy pallate pa leje te rruga Komuna e Parisit. I ka ngulur ne mes te rruges, duke e ngushtuar me keq ate.

Tani, ky tipi, do me perfaqesoje mua ne bashki! Ky tipi qenka socialist si une!

Dmth ky tipi do jete gardian qe mos prishet teritori! Ma prishen 5 Majin,” shkruan Hila ne rrjetin social.