toma

Deputeti Tom Doshi reagon sërish lidhur me zhvillimet e sotme rreth akuzave të tij për vrasje. Ai ka sqaruar sërish se denoncimi i tij publik erdhi pas 6 muaj heshtje të instancave shtetërore, të cilat sipas tij e lanë të vritej në pabesi.

“6 muaj rresht prita, duke kerkuar cdo dite qe te reagonte shteti per kete denoncim, por askush nuk reagonte. Dhe sot dua ta di, pse nuk reaguan per 6 muaj? Me quanin vlla dhe mik, dhe me lane te vritesha ne pabesi. Nuk kerkuan kurre te me ofronin mbrojtje, dhe nuk me thirren kurre per te marr prej meje me teper detaje per skemen e vrasjes”.

Ai hedh poshtë çdo akuzë për shantazhim të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

“Shantazh quhet kur kerkon te perfitosh nje gje te pamerituar, te paligjshme. Une kam kerkuar te mbroj jeten time dhe te familjes. Kisha te drejte te revoltohesha, dhe shume te drejte te kerkoja nga qeveria ime te mbroj deputetet dhe zbardh nje krim qe e ben Kryetari i Kuvendit. Nese une nuk do ta kisha shmangur vete kete krim, per Edi Ramen isha i vdekur”.

I revoltuar nga braktisja për të dytën herë nga familja e tij politike, Doshi zbulon një bisedë me ish-mikun e tij Rama, ku shkruan:

Ne daten 30 Gusht, ne nje takim me Edi Ramen, ai me ka thene: “Te ka shpetuar Zoti Tome. Coje te penduarin tek Saimir Tahiri te bej denoncimin dhe t’ja tregojme vendim Metes”. Une e cova te porositurin per krim ne takim me Ministrin dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise, i cili me doren e tij ka mbajtur shenim cdo deponim qe u be. Saimiri me deklaroi qe edhe kane incizuar biseden. Nuk e di se cfare ndryshoi me pas. Nuk e di pse Rama, Tahiri apo Prokurori nuk vepruan. Nuk e di cfare pazari i ka ofruar Ilir Meta ketyre per te mosvepruar”.

Për deputetin e qarkut të Shkodrës ngjarja po përsëritet:

Ilir Meta disa vjet me pare mashtroi Sali Berishen, ne te njejtat kushte qe ekzistojne edhe sot. Prokuroria kerkoi ne gjykate 2 vjet burg per Ilir Meten per korrupsion, dhe Berisha nje dite para vendimit te gjykates shkon per darke ne shtepine e Ilir Metes, duke i dhene keshtu Gjykates se Larte mesazhin se denim i Ilir Metes eshte denim per Sali Berishen. E mashtroi Berishen dhe arriti te shmangte nje denim te sigurte per korrupsion, vetem sepse kishte 4 vota ne Parlament dhe rrezonte qeverine.Ilir Meta sot e ka vene Edi Ramen ne te njejten pozite kriminale. Te mbroj krimin ose ti bjere qeveria”.

Edhe pse i përjashtuar nga radhët e PS, sërish Doshi i adreson një thirrje Kryeministrit:

“Elektorati socialist ne te gjithe Shqiperine e urren Ilir Meten. Nese Rama do kishte guximin dhe ndershmerine te shkonte ne zgjedhje te reja, pa Ilir Meten ne krah, do te fitonte serish, pavaresisht nje doze zhgenjimi qe ekziston sot ne popull. Populli e di qe Rama i ka pasur krahet te lidhur nga LSI e bandat e tyre dhe do dije te orientoj voten sic duhet. Une i bej thirrje Edi Rames te gjej forca dhe te distancohet nga kthetrat e Ilir Metes, dhe te mos shkruaj per telenovela ne Face book. Partia Socialiste eshte e forte dhe e paster, dhe nuk ka nevoje te marr ne mbrojte njerez te implikuar ne vrasje”.

E ndërsa policia ka ndaluar deshmitarin kyc per zbardhjen e tentatives se vrasjes kunder Doshit, deputeti kërkon marrjen në mbrojtje të tij dhe familjes së tij, pasi siç thotë ai i ka borxh jetën.

“Sapo u njoftova qe Policia ka ndaluar deshmitarin kyc per zbardhjen e tentatives se vrasjes kunder meje. Jeta e ketij deshmitari duhet te garantohet nga shteti dhe atij dhe familjes se tij ti krijohet urgjentisht mbrojtje per jeten. Une i jam mirenjohes atij deshmitari qe nuk e shtypi pultin e dinamitit per te marr jeten time atehere kur dinamiti ishte vene ne makinen time, por zgjodhi rrugen e denoncimit te krimit. Ky deshmitar sot nuk eshte ne akuze, por duhet te jete ne mbrojtje te rrepte nga shteti ligjor. Bandat e Ilir Metes disa dite me pare tentuan vrasjen me dinamit te ketij deshmitari kyc te krimit me 860 gr tritol, perpara se ai te hipte ne makine me gruan dhe 2 femijet e tij. Pas ketij akti, nese nuk do te beja denoncim publik, une do isha pergjegjes per vrasjen e ketij deshmitari.Me deshire te Zotit, jemi gjalle dhe ditet i kemi perpara per te zbardhur deri ne fund kete skeme kriminale, me shume pushtet ne Shqiperi”.