tom-doshi1_2
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive paditi penalisht deputetin Tom Doshi për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Padia u dorëzua dje në Prokurorinë e Përgjithshme dhe thuhet se pas kontrollit dhe rikontrollit të ushtruar për periudhën 2005- 2014 ka rezultuar “fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro.”

Në një prononcim për Ora Neës, Doshi deklaroi se asnjë nga akuzat nuk qëndron dhe se ai është i vetmi deputet qe ka deklaruar pasuritë në emër të tij. “Të gjitha këton janë shpifje dhe sajesa. Unë që në 2005 që kam hyrë në politikë i kam deklaruar të gjitha dhe i kam të gjitha në emër tim. Këto shifra nuk bëhet fjalë jo me 23 milion euro, por nuk bëhet fjalë as me 1 mijë euro që unë kam transferta apo pastrim parash të padeklaruara”.

I pyetur nëse ka politikanë që fshehin pasurinë ai thotë: “Të gjithë ata që kanë qenë Ministra dhe që janë sot. Të gjithë janë më të pasur se unë, por nuk mund t’i deklarojnë. Qetësia ime është se çdo gjë është në emrin tim, ndërsa ata e kanë në emrin e të tjerëve. Dhe kanë pasur probleme disa Ministra që i kanë vënë në emër të tjerëve dhe për fat të keq ka qëlluar ndonjëri bixhozxhi dhe i ka lënë në bizhoz dhe nuk munden as t’i kërkojnë”- thotë Doshi.