tierhjtjkgfdgdkj

Pasi bëri deklaratet e tij kundër Ramës përpara Kuvendit, deputeti socialist Tom Doshi u kthye në Kuvend. Ai zuri vend në ulësen e tij dhe jo vetëm nuk ia ndan sytë kryeministrit Edi Rama, por i bën një shenjë të qartë duke i treguar “dajakun” që e pret prej tij. Rama në fillim nuk lëviz asnjë muskul në fytyrë, ndërsa më pas kërkon ta kalojë mesazhin e dorës së Tom Doshit me një buzëqeshje të sforcuar dhe lëvizje pa kuptim të kokës. Kryeministri i bën me shenjë më pas deputetit socialist Koço Kokëdhima të flasë me Doshin, për të ulur tensionet. Edhe pse Koço e pranoi propozimin e Ramës, nuk ia doli të qetësonte Doshin, i cili me shenja të qarta lë të kuptohet që as do të dëgjojë kur është fjala për Edi Ramën. Më pas Koço e fton Doshin të dalin jashtë e të bisedojnë, duke iu shmangur kamerave. Pasi Koço kthehet në sallën e Kuvendit, Rama mezi pret dhe me një shprehje ankthi në fytyrë i bën shenja Kokëdhimës për të mësuar se çfarë u bisedua jashtë sallës së parlamentit. Por pasi nuk arrijnë të merren vesh me shenja, Kokëdhima preferon t’ia thotë nga afër Ramës ato çfarë bisedoi me Doshin, prandaj edhe kryeministri del nga salla. Në dy videot e mëposhtëme shihet qartë ajo çfarë ndodhi mes Ramës, Doshit dhe Kokëdhimës