doris-pack-thot-euml-se-haradinaj-nuk-ka-baz-euml-t-euml-b-euml-het-kryeminist-euml-r_hd
Eurodeputeja Doris Pack thotë se situata politike në Shqipëri i detyron qytetarët që të marrin rrugën në kërkim të azilit. Duke folur për Abc News, Pack tha se as Rama e as Meta nuk e marrin seriozisht eksodin e shqiptarëve drejt Perëndimit.

“Nuk e kuptoj, pse kemi kaq shumë shqiptarë që braktisin vendin. Nëse do të isha në vendin e Ramës, do të pyesja pse ndodh kjo? Pashë shifrat e azikërkuesve shqiptarë në muajin shtator në Gjermani dhe është vërtet e pabesueshme.

Ndoshta është një koincidencë, por shtrohet pyetja, pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vend kandidat?

Besoj, se ka një lidhje me situatën politike. Sot në shoqërinë shqiptare duhet vërtet të shtrojmë pyetjen nëse duhet të jesh kriminel për t’u bërë deputet. Nuk e konceptoj, se si ata që qeverisin vendin nuk e kuptojnë që kjo përcjell një imazh të tmerrshëm për vendin. Të gjithë e shohin, të gjithë flasin për këtë, por as Rama dhe as Meta nuk e marrin seriozisht:,- ka thënë eurodeputetja Doris Pack, e cila njihet në Shqipëri për afërsinë e saj me Partinë Demokratike.