mungesa-ujit-010913_5166
Thuajse i gjithë kryeqyteti nuk do të furnizohet me ujë, për shkak të turbulencave që ka shkaktuar shiu në Liqenin e Bovillës. Njoftimi i Ujësjellësit nuk përcakton, se për sa kohë do të zgjasë mungesa e ujit. Impianti i Bovillës ka mungesë të furnizimit me ujë thuhet në njoftimin, ku përcaktohen edhe zonat ku do të mungojë uji. Reshjet e shiut zgjatën vetëm disa orë në Tiranë. Si të mos mjaftonte mungesa e energjisë elektrike në shumë zona, tashmë njoftohet edhe mungesa e ujit.

Zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht me ujë të pijshëm janë:

Kinostudio

Zona e Xhamllikut

Allias

Pazari i Ri

5 Maji

Laprakë

Rruga e Kavajës

Rruga e Durrësit